Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë Shkollës Fillore “22 Nëntori”, për ftesën që na u dërgua për të marrë pjesë në turneun tradicional të futbollit, që organizohet për Festat e Nëntorit.
Është një krenari dhe lumturi e madhe për ne që arritëm të sigurojmë vendin e dytë në këtë turne.
Gjithashtu, faleminderit për mikpritjen e shkëlqyer që na u bë si shkollë. Shpresojmë që këto turne të bujshme të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe të kemi bashkëpunim në çdo kohë.
Në fund, një faleminderim i veçantë për të gjithë nxënësit tanë, që luajtën me shpirt e këmbë të fortë, dhe për arsimtarët tanë për udhëheqjen dhe mbështetjen.